Dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID

Kosova

Dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Dhjetë komunat me më së shumti raste aktive me COVID

Aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive me COVID është 10,288. Komuna e Prishtinës ka numrin më të madh me 1,958 raste aktive, e pasuar nga Peja me 711 raste.

Gjilani është komuna e tretë me më së shumti raste aktive, gjithsej 708 të tilla, ndërsa Prizreni radhitet e katërta me 696. Pasojnë, Mitrovica 588, Ferizaj 568, Lipjani 516, Fushë Kosova 477, Gjakova 460 e Podujeva 361, si dhjetë komunat me më shumti raste aktive.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.463 doza të vaksinës.

Deri më sot 824.218 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 104.668 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,438 persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat