93-vjeçari në Klinë kërcënon me armë të birin e nipin, dalin detajet

Kosova

93-vjeçari në Klinë kërcënon me armë të birin e nipin, dalin detajet

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Hidhërimin për një tokë me familjarët nuk e përballoi lehtë.

Për pasojë 93 vjeçari I.H, banor i lagjës Bajram Curri në Klinë, kanosi me pistoletë të birin bashkë me nipin.

Mosha jo e përshtatshme e gjyshit për të manovruar me armë alarmoi të afërmit që edhe lajmëruan policinë.

Ngjarja ndodhi të premtën mbrëma kur edhe i zoti i shtëpisë që u shfaq i acaruar u vu nën kontroll.

Me urdhër të pokurorit atij iu caktua masa e ndalimit për 48 orë. U bastis edhe shtëpia ku u konfiskuan edhe një sasi armatimi.

Për të moshuarin që dyshohet se ka edhe probleme mendore ngarkohet edhe për veprën ‘Armëmbajtje pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat