Në klinika e spitale po trajtohen 77 pacientë me Covid 19

Kosova

Në klinika e spitale po trajtohen 77 pacientë me Covid 19

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës bën të ditur se aktualisht po marrin shërbime në klinika e spitale 77 pacientë të infektuar me koronavirus.

77 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 27 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste

Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 9 pacientë

Spitali i Gjilanit, 4 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat