Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira

Kosova

Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira

Më: 11 gusht 2022 Në ora: 22:56
Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë

Këtë të enjte në Skenderaj është mbajtur organizimi “Sofra e Drenicës”, ku mijëra bashkatdhetarë janë grumbulluar në një vend.

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar pamje nga ky organizim, duke thënë se janë bashkuar si në kohërat e vështira, sot dhe gjithmonë bashkë me vëllezërit dhe motrat nga mërgata.

“Të bashkuar kështu si në kohërat e vështira, edhe sot dhe gjithmonë, me vëllezërit dhe motrat bashkatdhetarë, në Sofrën e Drenicës, aktivitet që i kushtohet mërgatës, duke e ruajtur dhe pasuar këtë trashëgimi dhe kulturë, me anë të se cilës identifikohemi si shqiptarë që jemi”, ka shkruar Nura në Facebook.

Në këtë organizim nuk munguan fotografitë e komandantit legjendar, Adem Jashari, ushqimet tradicionale dhe muzika folklorike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat