Policia kërkon ndihmë për kapjen e 23-vjeçarit nga Deçani

Kosova

Policia kërkon ndihmë për kapjen e 23-vjeçarit nga Deçani

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:00
Blend (Asllan) Zekaj

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e një personi që është i dënuar për veprën penale “Dhunim në tentativë”.

Policia gjithashtu ka publikuar edhe fotografinë me shënime tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë.

Personi i kërkuar është Blend (Asllan) Zekaj, i lindur me 07.01.1998  në Carrabreg të Deçanit.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftimin për media.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat