Parashikimi i motit për sot, vende-vende me reshje shiu

Kosova

Parashikimi i motit për sot, vende-vende me reshje shiu

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se edhe këtë javë vendi mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësojë mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.

nstituti njofton se i nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet , duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.

Indeksi UV do të shënojë vlera të rritura, prandaj bëhet apel për kujdes dhe respektim të këshillave të IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat