Rrebeshe shiu dhe breshri në disa qytete të Kosovës

Kosova

Rrebeshe shiu dhe breshri në disa qytete të Kosovës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 19:19
Ilustrim

Mot i ligë me rrebeshe shiu dhe breshëri ka përfshirë sot disa vise të Kosovës.

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që disa nga rrugët e qyteteve të Pejës, Gjilanit e Prizrenit të jenë të mbuluara me ujë.

Reshje të dendura gjatë pasdites janë regjistruar edhe në kryeqytet.

Ndryshe, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), njoftoi të shtunën se si pasojë e reshjeve atmosferike të këtyre ditëve, mund të ketë vërshime të shpejta dhe përmbytje të disa zonave në Kosovë.

Në njoftimin për media, AME kërkon nga qytetarët që të jenë kujdesshëm për shmangien e të gjitha rreziqeve të mundshme dhe të ngritët vigjilenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat