Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës mbeten pa ujë të pijshëm

Kosova

Fushë Kosova dhe një pjesë e Prishtinës mbeten pa ujë të pijshëm

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, KRU Prishtina ka bërë të ditur se ka vendosur reduktime të përkohshme me ujë të pijshëm në disa lagje të kryeqytetit dhe Fushë Kosovë.

Pa ujë të pijshëm në Prishtinë mbeten Kodra e Trimave, lagjja Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses.

Furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë pas rregullimit të prishjes nga ana e KEDS/ KOSTT, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat