As në Shtime s’fillon mësimi, Aliu “afron” mësimdhënësit me pakon e qeverisë

Kosova

As në Shtime s’fillon mësimi, Aliu “afron” mësimdhënësit me pakon e qeverisë

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:42
Qemajl Aliu

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë të ditur se as sot mësimi nuk ka filluar në komunën që ai e udhëheq.

Ai tha se është takuar me Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve dhe ata, sipas tij, janë pro nisjes së mësimit.

“Unë i kam takuar edhe Këshillin e Prindërve edhe atë të Mësimdhënësve. Të gjithë mësimdhënëist janë për t’ia filluar mësimit pas aprovimit të Pakos Ekonomike nga ana e qeverisë, pasi sipas tyre, kjo pako i tejkalon kërkesat e tyre dhe më kërkesa për rritje page është ezauruar”, është shprehur Aliu.

Tutje, ai tha se greva tashmë është totalisht “ngërç politik dhe tashmë nuk ka të bëjë me asgjë tjetër”, u shpreh Aliu.

Ai i bëri thirrje të gjithë mësimdhënësve që mësimit t’ia nisin sa më parë të jetë e mundur.

Kujtojmë se kryetarët e katër komunave që udhëhiqen nga VV-ja kanë bërë thirrje që mësimi të filloj në kohën sa më të shkurtër të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat