​Moti për javën e ardhshme, do të ketë rritje të temperaturave

Kosova

​Moti për javën e ardhshme, do të ketë rritje të temperaturave

Më: 11 shtator 2022 Në ora: 16:17
Foto ilustrim

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Do të ketë orë më shumë me diell se java e fundit.

Sa i përket temperaturave, parashihet rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, derisa minimalet do të shënojnë ulje në një shifrorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat