​Nesër Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” proteston ndaj grevës në arsim

Kosova

​Nesër Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” proteston ndaj grevës në arsim

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 22:33
Foto ilustrim

Të hënën më 26 shtator, nga ora 12:00, Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do të protestojë në shenjë pakënaqësie ndaj mos fillimit të procesit mësimor.

Protesta do të jetë një orëshe dhe do të mbahet në oborrin e shkollës, thuhet në njoftim.

SBASHK-u sot ka bërë të ditur se greva e nisur më 25 gusht, do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave për 100 euro shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat