Problemet e qytetarëve të kryeqytetit/ Asamblisti përmend sfidat në Prishtinë

Kosova

Problemet e qytetarëve të kryeqytetit/ Asamblisti përmend sfidat në Prishtinë

Nga: M.H. Më: 30 shtator 2022 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Në lidhje me situatën në Prishtinë si dhe problemet me të cilat kryeqytetasit përballen, flet në një intervistë për “Bota sot”, asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje, Feim Osmani.

Ai për gazetën foli për ngjarjet e fundit në vend, me ç’rast kërkoi të ndërpritet greva e më pas vazhdoi të tregoj edhe sfidat që qytetarët e Prishtinës përballen çdo ditë.

Osmani u shpreh se kjo qeverisje nuk ka arritur të prek qytetarin ende në aspektin pozitivë.

Sfidat me të cilat përballen prishtinasit janë të shumta. Jemi dëshmitar se deri më tani qeverisja nuk ka arritur ta prekë qytetarin në aspektin pozitiv”, u shpreh ai.

Më tej, asamblisti thotë që një nga sfidat që qytetarët e kryeqytetit përballen janë, rrugët me gropa të pa trajtuara do ta thellojnë edhe më tej problemin e qarkullimit sidomos tani që po ofron stina e dimrit, trafiku urban nuk po reformohet e as nuk ka autobusë të rinjë e si për të kontribuar për keq është rritur edhe çmimi i biletës.

Prishtina më shumë se kurrë është mbuluar nga mbeturinat, problemit me qenët endacak, as nuk po i duket fillimi zgjidhjes, përkundër që po shpenzohen mjete në nisma gjysmake për ta zgjidhur këtë problem, rrugët me gropa të pa trajtuara do ta thellojnë edhe më tej problemin e qarkullimit sidomos tani që po ofron stina e dimrit, trafiku urban nuk po reformohet e as nuk ka autobusë të rinjë e si për të kontribuar për keq është rritur edhe çmimi i biletës për 0.10€, bllokimi i pa kriter i hapësirave për parkingje nga ana e ndërmarrjes publike Prishtina Parking, përkundër premtimit të kryetarit se do të ndërpritet kjo praktikë deri në miratimin e rregullores së re dhe revolta e qytetarëve rezident ndaj kësaj dukurie, vonesa të paarsyeshme në zbatimin e kontratave, shpenzimi i pa kriter i buxhetit, kontrata të dyshimta përmes prokurimit si në rastin e konsulencave për zyrën e arkitektit 12 mil. € dhe "ekspertëve" për menaxhim të kontratave me 400.000 €, e shumë probleme tjera të ngjashme janë sfidë e vërtetë me të cilën do të ballafaqohet qytetari i Prishtinës për kohë të gjatë”, përmbylli Osmani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat