Komuna e Vushtrrisë rinovon shkollën në fshatin Sumë

Kosova

Komuna e Vushtrrisë rinovon shkollën në fshatin Sumë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 11:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Vushtrrisë ka rinovuar shkollën “Adem Voca” në fshatin Sumë. Me këtë rast, kreu i kësaj komune, Ferit Idrizi, të hënën ka vizituar këtë shkollë.

Në një postim në facebook, Idrizi ka thënë se ka parë fytyrat e gëzuara të nxënësve që po e fillojnë procesin mësimor me kushte dhe ambient më të mirë që e ka krijuar pushteti lokal

MIRËMËNGJESI Me pamjet e mrekullueshme nga renovimi i shkollës “Adem Voca” në fshatin Sumë  dhe fytyrat e gëzuara të nxënësve, për kushtet dhe ambientin e mirë që kemi krijuar, ju uroj të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve vitin e ri shkollor”, ka shkruar Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat