Komuna e Vushtrrisë përkrah bletarët, ndahen nga 4 euro për koshere

Kosova

Komuna e Vushtrrisë përkrah bletarët, ndahen nga 4 euro për koshere

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 12:34
Komuna e Vushtrrisë

Qindra bletarë të Vushtrrisë do të jenë përfitojnë nga mbështetja e Komunës, pasi kryetari Ferit Idrizi ka marrë vendim që t’i subvencionojë ata me nga katër euro për koshere.

Në një takim që e pati të enjten me ta, kryetari Idrizi shprehi gatishmërinë për të zgjeruar këtë mbështetje, ndërsa u premtoi përkrahje edhe në të ardhmen.

Bletarët vushtrrias u ndanë të kënaqur me këtë mbështetje, teksa thanë se do t’i shtojnë kapacitetet prodhuese.

I pari i Vushtrrisë, tha se ndjehet i lumtur që një nga premtimet e tij po realizohet.  Idrizi përmendi edhe përkrahjen që ka dhënë në bujqësi, duke thënë se synim kanë pasur ndihmën për të gjithë bujqit.

“Ashtu siç u kemi njoftuar në fillim se sot e nënshkruajmë para juve thirrjet për aplikim që do t’i subvencionojmë bletarët me nga katër euro për koshere”.

“Sivjet jemi munduar që t’u dalim në ndihmë të gjithë bujqve e fermerëve dhe kemi subvencionuar ujitjen e tokave me 50 për qind, pesë cent për litër të qumështit, për dele dhe dhi i kemi mbështetur me katër euro e për fermerët e buallicave me 30 euro për kokë, pasi që është si specie e rrallë”, tha ai.

“E di që këtë vit dhe vitin e kaluar nuk kanë qenë kushtet e favorshme për bletari por që unë ju përgëzojë për këmbëngulësi dhe për punën që jeni duke e bërë për këtë veprimtari”, tha tutje Idrizi.

Ndërsa Bahri Behrami, bletar nga Vushtrria, falënderoi kryetarin për këtë mbështetjen.

“Në emër timin dhe të gjithë këtyre bletarëve të falënderoj për këtë iniciativë tuajën dhe për realizimin e premtimeve që i ke dhënë gjatë fushatës”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat