Fermerët e Deçanit promovuan produktet e tyre në Ditën e Gështenjës

Kosova

Fermerët e Deçanit promovuan produktet e tyre në Ditën e Gështenjës

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Në Komunën e Deçanit sot u shënua Dita e Gështenjës, ku fermerë të shumë të kësaj ane patën mundësinë t`i promovojnë prodhimet e tyre.

Fermerët e Deçanit promovuan produktet e tyre në Ditën e Gështenjës, të organizuar nga komuna Për fermerët deçanas, organizimi i Ditës së gështenjës dhe promovimi i produkteve tjera vendore, po vlerësohet si shumë i qëlluar. Aktivitetet e tilla ofrojnë mundësi  promovuese për prodhimet e tyre por edhe shkëmbim përvojash të ndërsjella.

Kjo ditë feste shënon nderimin dhe falënderimin për frutën e gështenjës që në një kohë jo të largët i ka shërbyer dobisë ekonomisë të shumë familjeve nga Deçani. 

Organizimi tashmë tradicional i Ditës së Gështenjës në Deçan parasegjithash ka karakter promovues në nxitje  të fermerëve të kësaj ane për shtimin e kapaciteteve prodhuese dhe ngritjen e ekonomive të tyre familjare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat