Asamblistja nga LDK paralajmëron ndryshime të mëdha në Prishtinë

Kosova

Asamblistja nga LDK paralajmëron ndryshime të mëdha në Prishtinë

Nga: M.Haziri Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Në lidhje me situatën në Prishtinë si dhe problemet me të cilat kryeqytetasit përballen, flet në një intervistë për “Bota sot”, asamblistja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna.

Asamblistja e Prishtinës u shpreh që kryeqyteti ka mjaftë problem mirëpo që kryetari Rama është duke punuar për t’I rregulluar ato.

Sipas saj sivjet nuk ka pasur rishikim të buxhetit dhe bllokimi i kontratave për një kohë të gjatë në OSHP dhe rritja e çmimeve e kanë vështirësuar situatën.

Prishtina si Kryeqytet dhe si qytet i madh ka mjaftë probleme. Kryetari Rama e ka gjetur Prishtinën me problem të mëdha të trashëguara vite pas vite nga një ish qecverisje e dobët komunale. Kryetari Rama që nga dita e parë e punës ka pas focus të veqantë në të gjitha temat dhe dikasteret e Komunës ku për 9 muaj qeverisje ka bërë mjaft punë të mëdha tu e pas parasysh se këtë vit kemi operuar me një buxhet të planifikuar nga një ish qeverisje. Gjithashtu sivjet nuk ka pasur rishikim të buxhetit dhe bllokimi i kontratave për një kohë të gjatë në OSHP dhe rritja e çmimeve e kanë vështirësuar situatën. Por, së shpejti hyjmë në vitin e ri ku kemi planifikuar projekte të madha të premtuara nga kryetari Rama në fushatë dhe Prishtinën e pret shumë shpejtë zhvillimi dhe transformimi”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat