Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla

Kosova

Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 08:44
Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla

Policia në Shtime, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit të nxënësve për dukuritë negative, ka realizuarligjëratame nxënës të klasave VII.VIII dhe IX , në pesëshkollate mesme të ulta në Shtime,në shkollat e fshatrave Carralevë dhe Zborc ‘’Abdullah Shabani’’, në shkollën e fshatit Pjetrshticë ’’Idriz Ajeti’’ dhe në shkollën e fshatit Muzeqinë‘’Lasgush Poradeci’’, me temë ‘’ Parandalimi i ngacmimeve seksuale dhe masat ligjore ndëshkimore’’.

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të Policisë Rajonale, e cila ka për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e ngacmimeve seksuale.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuaredhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të ngacmimeve seksuale , masat ligjore dhe ndëshkimore,si dhe për pasojat që shkakton kjo dukuri.

Temat e ligjëruara kanë zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të rajonit të Ferizajt!

Image
Policia në Shtime organizoi ligjërata në shkolla
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat