Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Malishevë

Kosova

Erërat e fuqishme dhe reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Malishevë

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 12:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Sikurse shumë komuna të tjera, edhe komuna e Malishevës është prekur nga reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme të cilat kanë shkaktuar probleme.

Sipas një njoftimi nga kjo komunë, thuhet se erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme dhe shiu i pandërprerë, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht dëme në kulme të objekteve.

“Ekipet përgjegjëse janë në terren që nga nata e mbrëmshme dhe gjatë ditës së sotme, në mbikëqyrje të situatës. Përveç dëmeve nga erërat edhe reshjet deri më tani një rrugë është bllokuar në qarkullim, ndërsa rrugët tjera janë të hapura”, thuhet në njoftim.

Sipas drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, erërat e fuqishme gjatë natës së mbrëmshme, kanë shkaktuar dëme në disa objekte, kryesisht në kulme, të mbuluara me llamarinë, ndërsa gjendja e rrugëve është e mirë dhe aktualisht vështirësi në qarkullim ka vetëm në rrugën “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Sipas drejtorit Shala, drejtoria me të gjitha njësitë përgjegjëse është në gatishmëri në rast të nevojës për reagim apo për t’iu dalë në ndihmë kujtdo që ka nevojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat