Mot me vranësira e me riga shiu në pesë ditët e ardhshme

Kosova

Mot me vranësira e me riga shiu në pesë ditët e ardhshme

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Gjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të ketë mot kryesisht me vranësira dhe riga shiu, ku minimalja pritet të bie në minus dy gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të shkojnë deri në shtatë gradë.

Të hënën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Temperaturat  minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të martën moti do të jetë kryesisht i ngjashëm, i vranët por me intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 -0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet të ketë riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6  gradë Celsius.

Të enjten parashihet mot më dinamik, i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius

Të premten moti do të jetë i vranët dhe me riga  të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Ndërkohë, sot, në shumë pjesë të vendit, në orët e vona parashihet të bie shi i përzier me borë, derisa në viset e larta parashihet të bie vetëm borë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat