Në Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore

Kosova

Në Obiliq, nënshkruhet kontrata për projektin e sistemit të ngrohjes qendrore

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 12:07
Sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi-Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.

Në Komunën e Obiliqit, sot është nënshkruar kontrata për realizimin e projektit “Koogjenerimi-Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq”.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili ka shprehur se:

“Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur!”

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Bashkëqytetarë të nderuar,

Sot, bëhen gjashtë (6) vite prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar Ligjin për Obiliqin, një ligj i cili ka krijuar mundësi të shumta për qytetarët e Obiliqit, ndaj pikërisht sot kam kënaqësi të ndaj me ju lajmin se kam nënshkruar kontratën për realizimin e projektit "Koogjenerimi- Shtrirja e rrjetit të sistemit të ngrohjes qendrore në Obiliq". Ky lajm i shumëpritur për qytetarët e Obiliqit, është vazhdimësi e përpjekjeve për përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së jetesës si dhe përkushtimit e angazhimit tonë të përbashkët që Obiliqin ta bëjmë qytetin më të bukur! Ju ftoj të gjithëve që me datë 02 dhjetor (e premte) nga ora 14:00 në qendër të qytetit të Obiliqit, bashkë të vendosim gurthemelin për realizimin e këtij projekti! Urime gjithë qytetarëve për këtë projekt kaq të rëndësishëm! Bashkë, na priftë e mbara! Xhafer Gashi”

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat