​Fondi i Sfidave për Kosovën ka hapur Thirrjen e dytë për shprehje të interesit

Kosova

​Fondi i Sfidave për Kosovën ka hapur Thirrjen e dytë për shprehje të interesit

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Me Thirrjen e dytë për shprehje të interesit, Fondi i Sfidave për Kosovën (KCF) fton që të aplikojnë konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve partnere, të përkushtuara për zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues.

KCF është një instrument financimi i krijuar për të rritur punësimin, veçanërisht të të rinjve.

Ai rrit konkurrencën e sipërmarrjeve në Kosovë duke financuar investime në pajisje dhe infrastrukturë për projekte bashkëpunuese të përzgjedhura ose të trajnimit dual të zbatuara përmes partneriteteve ndërmjet instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve.

Grantet alokohen përmes një sfide konkurruese kombëtare.

KCF është një iniciativë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) e financuar me 5.8 milionë euro për grante nga Ministria Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim (BMZ).

Agjencia zbatuese e projektit është Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e cila mbështetet nga një konsorcium ndërkombëtar konsulentësh për të zbatuar programin e përgjithshëm.

Thirrja e parë e KCF-së në vitin 2021, rezultoi me 4 projektet më të suksesshme të propozuara për financim, duke alokuar afërsisht 1.9 milionë euro.

Thirrja e dytë do të jetë e hapur deri më 27 janar 2023, thuhet në njoftimin e MASHTI-t. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat