Matoshi: Qeveria mbylli rastin Dehari, e vërteta nuk do të kuptohet kurrë

Kosova

Matoshi: Qeveria mbylli rastin Dehari, e vërteta nuk do të kuptohet kurrë

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 20:55
Halil Matoshi

Analisti Halil Matoshi, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Matoshi përmes një shkrimi në Facebook, ka akuzuar Qeverinë se e ka bërë këtë skenar për ta mbyllur rastin e Deharit.

Madje, ai thotë se qytetarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin.

“Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik.

Qeveria mbylli rastin Dehari. Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin”, ka shkruar Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat