Ministria e Infrastrukturës nis rregullimin e një rruge te Kroi i Vitakut

Kosova

Ministria e Infrastrukturës nis rregullimin e një rruge te Kroi i Vitakut

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku ka dhënë një lajm pozitiv për qytetarët në atë pjesë.

Derisa shumë rrugë në këtë pjesë janë bllokuar si pasojë e barrikadave të vendosura nga grupet e serbëve, Sadiku në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se kanë nisur punimet për rregullimin e një rruge në Korin e Vitakut.

Ai ka shkruar se Ministria e Infrastrukturës është pranë banorëve dhe se jeta vazhdon.

“Derisa në pjesë të qytetit ngritën barrikada dhe mbyllen rrugët në lagjen e Doktorëve, në Kroin e Vitakut hapen rrugët për qarkullim të rregullt. Ministria e Infrastrukturës është pranë branorëve. Jeta vazhdon, rruga është jetë”, ka shkruar Sadiku.

Sadiku në një prononcim ka thënë se kjo rrugë rrezikonte të mbyllej shkaku i dëmtimeve të shumta.

“Kjo rrugë ka qenë në gjendje keqe për shkak të dëmtimeve të shumta që i kanë shkaktuar reshjet e shiut dhe e njëjta ka rrezikuar të mbyllet. Ministria e Infrastrukturës ka nisur punimet për rregullimin e saj”, ka thënë Sadiku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat