Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të komunës

Kosova

Ramiz Lladrovci liron nga detyra dy drejtorë të komunës

Më: 12 janar 2023 Në ora: 10:52
Ramiz Lladrovci

Komuna e Drenasit, faqja në Facebook ka njoftuar se kryetari Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të komunës.

Bëhet fjalë për Ruzhdi Lestranim, i cili ishte drejtor për gjeodezi në Drenas, si dhe për Egzona Jetullahu-Gjoshi, e cila ishte drejtoreshë e zhvillimit ekonomik.

Sipas këtij vendimi, arsyet e largimit të dy drejtorëve, është sepse kryetari Lladrovci ka për qëllim ta rrisë përformancen dhe efikasitetin.

Postimi:

Kryetari Lladrovci, liron nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale

Të enjten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka liruar nga detyra dy drejtor të drejtorive komunale.

Më qëllim të ngritjes se performancës dhe efikasitetit të Kabinetit tim, kam marrë vendim për lirim nga detyra e dy drejtorëve të drejtorive, z. Ruzhdi Lestrani dhe znj. Egzona Jetullahu-Gjoshi. I falënderova për bashkëpunimin dhe urova suksese në punën e tyre të mëtejme. “Ky vendim nuk ishte i lehtë, sepse, me vite kemi punuar e bashkëpunuar për të qenë komuna më e mirë në performancën komunale. Së shpejti, do të marr vendim për plotësimin e vendeve të lira në Kabinetin tim, për të vijuar me sukses qeverisjen dhe duke zbatuar premtimet e dhëna para qytetarëve", ka thënë kryetari Lladrovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat