“Historia e Kosovës nga syri i gjeneratave të reja”

Kosova

“Historia e Kosovës nga syri i gjeneratave të reja”

Nga: Kreshnik Hoxha Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:01
Kreshnik Hoxha

”Ai popull që harron historinë e vet, do shuhet”.

Siç kam parë deri me tani si në literatura shkollore, si në televizione,si në dokumentare, apo emisione në televizion, ne nuk kemi edhe minimumin që duhet të jetë për historinë e vendit tonë.

Ku një pjesë të fajit e kanë edhe prindërit që nuk iu tregojnë fëmijeve se çfarë ka ndodhur më herët,mirpo doza ma e madhe e fajit sipas meje është edhe tek shteti edhe institucionet e Kosovës, ku shohim që nuk e promovojnë aq sa duhet historinë e vendit që gjeneratat e reja ta kenë një pasqyrim të saktë dhe të vërtetë.

Sepse ndrrimi i gjeneratave është mjaft i ndjeshëm sa i përket kësaj çështje, sepse nuk kanë informacionet e duhura dhe të sakta që kanë ndodhur në etapa më herët.

Unë e kam një kërkesë si për prindërit si për institucionet tona që t'i kushtojnë rëndësi jashtëzakonisht që gjeneratat e reja ta dinë historinë e popullit e shtetit tonë, sepse është shumë e rendësishme, që ne gjenerata e reja ta dimë historinë tonë.

Lus institucionet shkollore që të këtë promovime dhe vëllim me të madh në literaturë për historinë tonë nepër libra shkollorë ku e dimë që ka shumë pak vëllim.

Lus poashtu Shtetin që të krijojë fonde për dokumentarë e gjithashtu edhe filma e të ketë emisione televizive më fokus nga historia e shtetit tonë.

“Të jemi koshientë për ardhmerinë e shtetit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat