9 raste të reja me COVID, gati 100 raste aktive

Kosova

9 raste të reja me COVID, gati 100 raste aktive

Më: 23 janar 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar raportin e fundit sa i përket infektimeve me COVID-19.

Nga 49 testime të kryera në 24 orët e fundit, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë, 11 persona janë shëruar.

IKShPK bën të ditur se 9 pacientë janë hospitalizuar.

Numri i rasteve aktive me këtë virus është 94.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat