Komuna e Rahovecit themelon fondin për solidaritet për zonat e përmbysura nga vërshimet

Kosova

Komuna e Rahovecit themelon fondin për solidaritet për zonat e përmbysura nga vërshimet

Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:52
Komuna e Rahovecit

Komuna e Rahovecit sot ka themeluar një fond për solidaritet, për të gjtiha zonat që janë përmbysur nga vërshimet e fundit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi.

Përmes llogarisë zyrtare të tij në Facebook, Latifi ka njoftuar se në këtë fond, secili njeri vullnetmirë mund të nidhmojë të tjerët me veshmbathje, pako ushqimore e higjienike.

Koordinator i këtij fondi u caktua nënkryetari i Komunës, Fatmir Iska.

Ky është njoftimi i plotë:

Pas reshjeve të fundit atmosferike, të cilat kanë shkaktuar vërshime dhe probleme të tjera në shumë qytete të Kosovës, por edhe në Rahovec, duke i ballafaquar qytetarët me mungesa të ujit të pijshëm, bllokim të rrugëve dhe dëme të konsiderueshme materiale, kam marr sot vendim që të themelohet “Fondi për Solidaritet për Zonat e përmbytura”, ku secili njeri që ka vullnetin e mirë dhe që i kushton zemra, mund të ndihmojë qytetarët me veshmbathje, pako ushqimore, higjienike për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Koordinator për komunën e Rahovecit, është caktuar nënkryetari, z.Fatmir Iska.

Ju ftoj të gjithëve të jemi së bashku në tejkalimin e kësaj situate!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat