Istogu tregon shifrën milionëshe të dëmeve nga vërshimet

Kosova

Istogu tregon shifrën milionëshe të dëmeve nga vërshimet

Më: 25 janar 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Shkaku i reshjeve të fundit, edhe Istogu ishte ndër komunat që u përball me vërshime e dëme të mëdha.

Dëmi nga përmbytjet në këtë komunë, është vlerësuar në mbi 3 milionë euro. Kështu ka konfirmuar për Indeksonline Ardon Arifaj, zyrtar për informim i Komunës së Istogut.

“Bazuar në Raportin e 8 komisioneve të formuara nga Kryetari i Komunës, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, del se vlera e dëmeve të shkaktuara është mbi tre milion euro (3,000,000.000)”, thotë ai.

Zonat të cilat janë përfshirë nga vërshimet janë: Qyteti i Istogut, Istogu i poshtëm, Shushicë e epërme, Shushicë e Ulët, Syrigana, Dubrava, Kërrnina e epërme dhe e ulët, Osojani, Rakoshi, Prigoda etj.

Siç konfirmon Arifaj, Komuna e Istogut është në kontakt të vazhdueshëm me Institucionet shtetërore dhe Agjencionin e Menaxhimit të Emergjencave.

Ai thotë se e kanë dorëzuar raportin paraprak për dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe presin që sa më parë të bëhet kompensimi dhe riparimi i dëmeve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat