Nura bën publik emrat e të gjithë donatorëve që dhanë para pas vërshimeve në Skenderaj

Kosova

Nura bën publik emrat e të gjithë donatorëve që dhanë para pas vërshimeve në Skenderaj

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 10:22
Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka publikuar listën e donatorëve që kanë kontribuar me mjete financiare në Fondin Emergjent të Vërshimeve, mjete financiare këto që janë transferuar nga data 25 deri më 31 janar.

Në vlerën e përgjithshme të kësaj periudhe, ku janë publikuar emrat e donatorëve si nga jashtë ashtu edhe brenda Kosovës, janë 138,834.81, që janë deponuar në llogarinë bankare të Komunës.

Kryetari Nura ka premtuar se do të vazhdojë publikimin e të gjithë donatorëve të cilët kontribuuan në këtë fond, ditëve në vazhdim dhe ka falënderuar të gjithë donatorët.

Postimi i plotë:

Shumë falënderime për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe secilin që nuk qëndroi duarkryq përballë fatkeqësisë së përmbytjeve, që kontribuuan në Fondin Emergjent të Vërshimeve, me aq sa u kushtoi zemra.

Publikimi i pjesës së parë të deponimit të mjeteve financiare, nga data 25 deri më 31 janar, ndërkohë që vazhdon derdhja e mjeteve, ato do të publikohen një nga një.

FALEMINDERIT NGA SKENDERAJ!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat