​Demelezi: Qeveria do të jetë krah fermerëve të dëmtuar nga vërshimet

Kosova

​Demelezi: Qeveria do të jetë krah fermerëve të dëmtuar nga vërshimet

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:01
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, bashkë me fermerët e fshatrave Koshtovë e Vllahisë, Cerajë dhe Çabër në një takim të përbashkët diskutuan për hallet dhe vështirësitë me të cilët ata përballen gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre bujqësore.

Zëvendësministri Demelezi i inkurajoi ata që të aplikojnë në thirrjet e ministrisë dhe i siguroi që MBPZhR-ja, do të vazhdoj me mbështetjen ndaj fermerëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës përmes programeve vjetore të saj siç janë grantet dhe subvencionet.

Njëkohësisht, fermerët deklaruan se janë të kënaqur me përkrahjen që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës për atë pjesë. Po ashtu, kërkesë e tyre ishte që të zvogëlohet edhe më tej barra administrative tek Programi i Përkrahjes së Zhvillimit Rural - Grantet.

Gjithashtu, në fund zv. Ministri Demelezi vizitoi edhe fshatin Çadër i cili pësoi dëme të konsiderueshme nga vërshimet e fundit, dhe pa nga afër dëmet që këto vërshime u shkaktuan fermerëve të cilëve z. Demelezi u tha edhe njëherë se Qeveria do të jetë krah tyre për të përballur me këtë situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat