​Parlamenti i Studentëve i UP-së organizon marsh kundër Asociacionit

Kosova

​Parlamenti i Studentëve i UP-së organizon marsh kundër Asociacionit

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës njoftoi se do të mbajë marsh më 15 shkurt kundër themelimit të Asociacionit të komunave serbe.

"Më 15 shkurt të këtij viti shënojmë 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, universitet ky që përgjatë historikut gjysëm shekullor, përveçse tempull i dijes, ka shërbyer edhe si vend i rezistencës. Historia e Universitetit pashmangshëm është e lidhur ngushtë me historinë e vendit tonë. Kujtojmë këtu rolin kyç të pararendësve tanë në protestat e viteve 1968, 1981 e 1997 që kulmuan me çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Rreth 24 vite pas përfundimit të luftës së fundit e 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, Kosovës sërish po i cenohet sovraniteti e integriteti territorial i saj. Ndonëse në rrethana krejtësisht të ndryshme, përsëri është i domosdoshëm mobilizimi e organizimi studentor për të kundërshtuar një të keqe që po provohet të instalohet brenda shtetit tonë", Parlamenti i studentëve të “Hasan Prishtinës.

Në njoftimin e Parlamenti i studentëve të “Hasan Prishtinës” tha se grumbullimi do të nisë në orën 16:00 te Biblioteka Kombëtare.

Asociacioni sipas Parlamentit të studentëve një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë. Kështu sepse asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të thotë më shumë të drejta për komunitetin serb, por më shumë ndikim të Serbisë mbi territorin e Kosovës.

Me këtë rast Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës fton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, që të na bashkohen në marshin kundër asociacionit një etnik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat