Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Kosova

Të gjitha rrugët janë të kalueshme në Kosovë

Më: 6 shkurt 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustriml

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, sot ka informuar se të gjitha rrugët nacionale, rajonale dhe auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme për qarkullim rrugor.

Në disa segmente, siç ka informuar ministria, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka pasur pengesa të përkohshme në rrugë.

Mirëpo është intervenuar dhe rruga është hapur për qarkullimin e automjeteve.

“Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme.”, ka informuar ministria përmes komunikatës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat