Vdes Remziu, vëllau i veprimtarit të madh Hyzri Varoshit

Kosova

Vdes Remziu, vëllau i veprimtarit të madh Hyzri Varoshit

Nga: K. Goca Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 14:01
Remzi Beqiri - Varoshi

Ka ndërruar jetë humanisti Remzi Beqiri - Varoshi, vëllau i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare Hyzri Varoshi.

Remziu ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare. 

Ai ka qenë për trajtim mjekësor në Gjermani, por nuk ia doli ta fitojë betejën.

Familja Beqiri dha kontribut të madh në vitet e 90-ta, në kohërat më të vështira, duke lëshuar shtëpinë në shkollë dhe për çështje tjera kombëtare, ku i bëri rezistencë të fuqishme regjimit serb.

Regjimi serb iu hakmor në mënyrë kriminale, ia bombardoi shtëpinë Hyzri Varoshit në pranverën e vitit 1999. 

Familja Beqiri – Varoshi, njofton se Remziut do t’i jepet lamtumira e fundit nesër në orën 16.00 në varrezat e reja të qytetit të Ferizajt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat