​Vitia takon Lladrovcin, bisedojnë për infrastrukturë cilësore në shëndetësi

Kosova

​Vitia takon Lladrovcin, bisedojnë për infrastrukturë cilësore në shëndetësi

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 14:48
Foto nga vendngjarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vizituar të mërkurën Komunë e Drenasit, ku është pritur nga kryetari Ramiz Lladrovci me të cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Temë kryesore e bisedës ishte ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t'u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë.

Në komunikatën për media thuhet se Lladrovci e njoftoi Vitinë se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e njoftoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.

Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat