Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 6 mars 2023 Në ora: 00:07
Foto ilustrim

Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës i kushtohet “Epopesë së UÇK-së”.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të tij, hap ekspozitën me fotografi të aktiviteteve të ndryshme, që nga themelimi i UKZ-së e deri tani, e cila do të jetë e hapur. (Salla A01, ora 09:00)

Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Ora 10:00)

Shoqata Kosovare për Zhvillim dhe Inovacion – KADI publikon raportin hulumtues “Metodat e mësimdhënies në edukimin ligjor parauniversitar në Kosovë”. (Hotel Opera, Prishtinë, ora 10:00 - 12:00)

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, për të shënuar 10 vjetorin e themelimit të tij, bën simulimin e një seance gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik në mbikëqyrjen e stafit akademik. (Salla B01, ora 11:00)

Mbahet seanca solemne në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Universiteti “Fehmi Agani”, në Gjakovë organizon ceremoni solemne për nder të 10-vjetorit të themelimit. (Salla e koncerteve të Shkollës së Muzikës në Gjakovë, ora 12:00)

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shënon 10-vjetorin e themelimit, ku akademik Minir Dushi do të nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”. (Kampusi universitar, Mitrovicë, ora 13:00)

Homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve në komunat përkatëse. (Ora 13:00)

Akademi Përkujtimore në 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat