Sa ka buxhet dhe cilat prona do t’i menaxhojë Fondi Sovran?

Kosova

Sa ka buxhet dhe cilat prona do t’i menaxhojë Fondi Sovran?

Më: 15 mars 2023 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

20 milionë euro do t’i ketë si kapital themeltar.

Kaq janë paraparë për Fondin Sovran me draftin e projektligjit për të, që i mundëson të marrë nën menaxhim asete shtetërore, me shuarjen e Agjencionit Kosovar për Privatizim.

Nga kjo e fundit, koncept-dokumenti i qeverisë, parashihte 44 prona t’i kalonin fondit, të cilat tash ligji i ndan në tri lloje: Të rezervuara, strategjike dhe të portofolit.

Pos menaxhimit me ndërmarrjet aktuale, fondi do të mund të krijojë edhe të reja, por jo pa kritere.

Fondi parashihet edhe si investitor financiar, jo veç brenda por edhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat