Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 20 mars 2023 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale, ora 09:00)

Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, Prishtinë, ora 09:30 - 12:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës organizon “Javën e Arkivit Hapur”. (Objekti i AShAK, ora 10:00)

Mbahet konferenca “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel City, Prizren, ora 10:00)

Shoqata Humanitare Bamirëse “Humanikos” do të bëjë shpërndarjen e ndihmave humanitare (miell) për familjet e varfëra në Prishtinë. (Selia e shoqatës, ora 10:00)

Mbahet konferenca e parë për prezantimin e Monitorimit të Strategjisë së Ujërave për Kosovën 2017-2036, ku prezantohet propozimi i politikave për menaxhimin e territorit rreth resurseve ujore në Kosovë. Projekti financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatohet nga Let’s Do It Peja. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi, salla C301, ora 11:00)

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse mban konferenca për media në nismë të grumbullimit për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Izraelit dhe Andorrës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Dega në Pejë, mban konferencë për media. (Zyret e degës së AAK-së në Pejë, sheshi qendror i qytetit, ora 12:00)

Shoqata “Flaka e Llapit organizon akademi përkujtimore me rastin e trevjetorit të vdekjes së profesorit Rifat Blakaj. (Salla e teatrit në Podujevë, 13:30)

6Kombëtarja e Kosovës në futboll fillon përgatitjet stërvitore për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024, kundër Izraelit dhe Andorrës. (Kampi Nacional në Hajvali, ora 16:00)

Në kuadër të edicionit XXIII i Javës së Frankofonisë në Kosovë organizohet aktiviteti 'Street Art, Balkan Trafic', krijim nga dy artistë franko-belgë. (Rruga Sylejman Vokshi 66, Prishtinë, ora 16:30)

Mbahet ceremonia zyrtare e hedhjes së draft shortit JR NBA Kosovës. (Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat