Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

Kosova

Parashikimi i motit për nesër, pritet të ketë reshje shiu

Më: 20 mars 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot me vranësira të dendura.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, përcjell Klankosova.tv.

“Mot me vranësira të dendura. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit mesatar, e me periudhe të shkurta edhe të intensitetit të lartë.

Temperaturat maksimale parashihen të shenojnë rënie, derisa ato minimalet do të shënojnë rritje”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat