​Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Agjencive Ballkanike të Lajmeve-Evropa Juglindore

Kosova

​Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Agjencive Ballkanike të Lajmeve-Evropa Juglindore

Më: 23 mars 2023 Në ora: 09:53
​Mbahet Asambleja e Përgjithshme e Agjencive Ballkanike të Lajmeve-Evropa Juglindore

Asociacioni i Agjencisë Ballkanike të Lajmeve-Evropa Juglindore (ABNA-SE), ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme të rregullt të mërkurën në Selanik.

Takimi i përgjithshëm u zhvillua në ditën e fundit të Konferencës ABNA-SE me temë "Roli i informacionit të lajmeve në realitetin e ri ballkanik", organizuar nga Agjencia e lajmeve Greke ANA-MPA.

Risi në këtë Asamble është vendimi i ABNA-SE që Agjencia e Lajmeve Italiane ANSA të jetë anëtare e ABNA-se me të drejta të plota, me çka numri i përgjithshëm i anëtarëve arrin në 12-të.

ANSA bashkohet me 11 anëtarët themelues, të cilët përfshijnë KOSOVAPRESS (Kosovë), ANA-MP (Greqi), Anadolu (Turqi), Agerpres (Rumani), ATA (Shqipëri), BTA (Bullgari), FENA (Bosnje-Hercegovinë), HINA (Kroaci), KYPE ( Qipro), , MPB (Maqedonia e Veriut) dhe MINA (Mali i Zi).

Presidenti i ABNA-SE dhe drejtori i Agjencisë Greke të lajmeve, Aimilios Perkidaris uroi mirëseardhjen të pranishmëve në Selanik: “Ne kemi dëshmuar se nëse punojmë së bashku për një qëllim të përbashkët, forcimin e veprimit të sindikatës tonë, mund të arrijmë shumë gjëra. Duke u nisur nga Selaniku, konferencën që organizuam ditët paraardhëse, por edhe me asamblenë e përgjithshme të sotme, hodhëm themele të forta për zhvillimin e mëtejshëm të ABNA-SE”.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë, Anadolu Serdar Karagoz tha se bashkëpunimi nën kujdesin e ABNA-SE mund të çojë në krijimin e një ure midis popujve dhe vendeve.

Me propozimin e KosovaPress-it, u kujtua dhe u mbajt një minutë heshtje për ish-drejtorin e MIA-së, Ljupco Jakimovski i cili ndërrojë jetë para dy jave dhe ka ushtruar detyrën për 11 vite me radhë, deri në vitin 2017. ( https://kosovapress.com/vdes-ish-drejtori-i-mia-s-lupco-jakimovski/ )

Asambleja e përgjithshme e ABNA-SE, vitin tjetër me 2024, do të mbahet në Stamboll, ndërsa mandati i presidentit të ABNA-SE nga Greqia, në shtator të këtij viti do të kalojë në Turqi, te drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Anadolu, Serdar Karagoz.

KosovaPress do të jetë edhe për një vit tjetër anëtar i bordit të ABNA-së bashkë me Agjencinë e lajmeve Greke, Turke dhe Bullgare.

Ndërsa, Agjencia e Lajmeve e Maqedonisë MIA ka bërë kërkesë që pas Turqisë, Asambleja e Përgjithshme të mbahet në Maqedoni, vendimi për të cilën do të merret në mbledhjen e radhës.

Në Asamblenë e Përgjithshme të mëparshme, e cila u zhvillua në Burgas të Bullgarisë, në shtator 2022, u mor një vendim për regjistrimin zyrtar të ABNA-SE pas 28 viteve të themelimit. Tani selia e përhershme është në Bullgari.

Ky vendim është marrë me iniciativën e KosovaPress-it, e cila kishte presidencën pas mbajtjes së asamblesë së 29-në Prishtinë më 2021 ( shtator 2021-Shtator 2022 ).

Nga vendet e Ballkanit TANJUG-u nga viti 2022, nuk është me pjesë e ABNA-SE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat