MSh: Shfuqizohet vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale

Kosova

MSh: Shfuqizohet vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:50
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi me të cilin është miratuar lista e re e barnave esenciale.

Sipas tyre, arsyeja e këtij vendim është për disa shkaqe teknike.

Ata kanë njoftuar synimet e MSH-së.

“Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike, si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqëria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private”, thuhet në njoftimin e MSh-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat