​Ministri Peci në Izrael, diskuton për bashkëpunim në avancimin e bujqësisë

Kosova

​Ministri Peci në Izrael, diskuton për bashkëpunim në avancimin e bujqësisë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 18:50
Gjatë ditës së sotme, ministri Peci pati rastin të takojë dhe të vitizojë disa institucione tejet të rëndësishme

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë qëndrimit në shtetin e Izraelit, zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë.

Gjatë ditës së sotme, ministri Peci pati rastin të takojë dhe të vitizojë disa institucione tejet të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Institutin MASHAV që është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit, ku u prit nga ambasadorja Eynat Shlein, njëherit drejtoreshë e MASHAV, si dhe zëvendësdrejtoreshën e përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit.

Gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë “Netafim”, ministri Peci bashkë me drejtuesit e kësaj kompanie diskutuan për mundësitë e investimeve në vendin tonë në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji.

Gjithashtu, në po të njëjtën ditë, Peci takoi Shmuel Assouline, ushtrues i detyrës së Institutit Volcani (ARO) dhe Victoria Soroker me të cilët biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete në avancimin e bujqësisë përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore.

“Takim tjetër tejet me rëndësi konsiderohet ai me studiuesen Evelyn Rosenthal nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Bujqësor Mashav (MATC) me të cilën patën rastin të ndajnë ide konkrete për bashkëpunim, ku në fund të takimit të tyre të dyja palët u dakorduan për shkëmbime eksperience dhe ekspertize. Ndërkaq, në kuadër të takimeve e vizitave të ministrit Peci, është edhe ajo me përfaqësuesit e “IMPROVATE Group”, me ç’rast gjatë bisedave mes dyja palëve, fokusi i bisedës ishte sektori i qumshtit dhe mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij”, thuhet në komunikatën e MB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat