Nezir Muharrem Muharremi

Kosova

Nezir Muharrem Muharremi

Nga: Fatmir Çitaku Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:26
Nezir Muharrem Muharremi

Nezir (M )Muharremi për shkak të ndodhive e represaljeve detyrohet ta ndërrojë mbiemrin:

Ai do të marrë emrin e babëgjyshit, Ahmetit për mbiemër të vetin. Pra, do të thirrej Nezir Ahmeti.

Nezir Muharrem Ahmeti u lind më 01. 01. 1930 në fshatin Batahir të Shalës së Bajgorës.

Ai ishte fëmija i tretë me radhë i Muharrem dhe Zyhra Muharremit. Shkollen fillore e vijoi në fshatin Batahir, në vendin ku edhe më parë ishte shkollë mejtepi. Po ashtu mësimet i vazhdoi edhe në odën e Gani Cerajës, në Cerajë, te mësuesi Tahir Doli, ndërsa pjesën tjetër të shkollimit e vazhdoi dhe e kreu në Mitrovicë.

Neziri ishtei nxënës i shkëlqyer. Pas luftës së Dytë Botërore ai vazhdoi shkollimin e mesëm në Mitrovicë, ku si 20- vjeçar ishte edhe kryetar komune në fshatin Vllahi. Në vitin 1954 është martuar me Hajrije Miftarin, me të cilën kanë vazhduar jetën në Mitrovicë dhe kishin 5 fëmijë. Po në atë vit Neziri është punësuar si kontabilist në Fabrikën e Tjegullave në Mitrovicë. Në fillim të viteve ’60, ai e kreu Shkollën e Lart Ekonomike në Pejë. Nga viti 1964 punoi si drejtor komercial në Fabrikën e Tjegullave. Po në atë vit e regjistroi fakultetin ekonomik në Beograd, ku në fund të viteve ‘60 diplomoi. Në vitin 1970 bëhet drejtor gjeneral (shqiptar i pari) në Falbrikën e Tjegullave.

Më 31. 08. 1971, pas pushimeve në Ulqin, gjatë rrugëtimit nga Ulqini për në Mitrovicë, në qytetin e Podgoricës, pas darkës, në një restorant të atij qyteti helmohet dhe vdes në moshën 41-vjeçare.

Dita kur ai hyn në atë hotel, mënyra e pritjes dhe e rezervimit të tavolinës, servimi i ushqimit dhe menyja e ushqimit lënë për të kuptuar se ai kishte qenë i përcjellur dhe çdo gjë kishte qenë e përgatitur për ta helmuar, ku edhe momenti për të reaguar ndihma en shpejt kishte qenë i vonuar dhe si shkak i kësaj ai edhe përfundon me fatalitet në Titogradin e atëhershëm, që sot quhet Podgoricë.

Familjarët që ishin me të, gruaja, djali dhe vajza, por edhe shumë intelektualë, qytetarë e veprimtarë të Mitrovicës gjithnjë kanë dyshuar dhe kanë qenë të bindur se dora e zgjatur e regjimit serb kishte qenë vrastarja e Nezir Ahmetit.

Lavdi jetës e veprës së njeriut të rrugëtimit të arsimit dhe të çështjes kombëtare; njeriut të virtytit e të sakrificës për ta ngritur vendin, duke i dhënë prioritet gjithnjë vendlindjes e Mitrovicës së minatorëve, që mbanin gjallë tërë Kosovën, që serbët kaherë donin që të mbetej pronë e tyre dhe e shtetit të Serbisë fashiste, kriminele dhe vrastare.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Pushoftë në Rrugtuesi i Lirisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat