Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Kosova

Këto ngjarje zhvillohen të hënën në Kosovë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon konferencën e parë STEMinists, e cila mbahet nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit, Albin Kurti. ( Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, ora 09:00)

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, organizon panairin mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor.( ASHAK, ora 10:00)

Organizohet tryeza e rrumbullakët me temën:” Studimet duale model i edukimit universitar, sfidat e harmonizimit me pritshmërinë e tregut të punës. (Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës së Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite pikat nga seancat e papërfunduara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, dhe Zeinah Salahi, drejtoreshë e Misionit të USAID-it, do të marrin pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë. Marrëveshjet do të nënshkruhen ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Biblioteka Kombëtare, ora 11: 00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike organizon tryezën e rrumbullakët në kuadër të Javës së Imunizimit. Merr pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. ( Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat