Zhuri dhe Dragashi pa rrymë si pasojë e prishjes në largpërçues

Kosova

Zhuri dhe Dragashi pa rrymë si pasojë e prishjes në largpërçues

Më: 5 maj 2023 Në ora: 22:48
Foto ilustrim

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka bërë të ditur se një numër i caktuar i konsumatorëve në Zhur dhe Dragash kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një prishjeje në një largpërçues.

Ekipet e KEDS-it aktualisht ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht deri në kthimin me furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Informojmë konsumatorët tanë se NS 35/10 KV Zhuri dhe NS 35/10 KV Dragashi janë jashtë funksionit si pasojë e prishjes në Largpërçuesin 35kV”.

“KEDS kërkon mirëkuptim te konsumatorë tanë të afektuar nga kjo prishje dhe i siguron se në një afat sa më optimal kjo prishje do të rregullohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat