Komuna e Mitrovicës këtë javë i kompenson dëmet nga përmbytjet

Kosova

Komuna e Mitrovicës këtë javë i kompenson dëmet nga përmbytjet

Më: 10 maj 2023 Në ora: 23:23
Pamje nga Mitrovica

Qytetarët e Mitrovicës, shpejt pritet të kompensohen për dëmet të cilat ua shkaktuan përmbytjet e janarit.

Kështu deklaroi drejtori i emergjencave në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni.

“Premtimet tona lidhur me kompensimet do t’i mbajmë, mirëpo deri më tani procesi ka qenë në tenderim dhe për këtë arsye është stërzgjatur ky proces. Kemi ndarë rreth 500 mijë euro për më shumë se 200 familjet e prekura nga vërshimet, të cilat pritet se nga fundi i kësaj jave, ose fillimi i javës tjetër, të shpërndahen për të gjithë të paraqiturit”, thuhet në përgjigjen e Bahtir Maxhunit, drejtor i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës.

Të prekurit nga përmbytjet fajësojnë komunën për vonim të kompensimit.

“Faji ka qenë edhe te komuna se nuk po e mirëmbajnë liqenin. Situatë e tillë pritet me ndodh prapë, fatkeqësisht. Edhe pse portat e liqenit janë po, nuk po dinë me i shfrytëzu për me i parandalu vërshimet”, thotë Shefik Mehmeti, banor.

Normal që komuna është dashtë me ndërhy moti këtu. Normal që ka nevojë komuna apo qeveria me i ndihmu qytetarët në krejt aspektet”, thotë një tjetër qytetar.

Vlera e dëmeve nga përmbytjet vetëm në Mitrovicë, llogaritet të jetë 9 milionë euro. Dëme kishte edhe në Podujevë, Klinë e Skenderaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat