Moti sot, me vranësira dhe me ulje të lehta të temperaturave

Kosova

Moti sot, me vranësira dhe me ulje të lehta të temperaturave

Më: 25 maj 2023 Në ora: 07:15
Foto ilustrim

Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot i vranët por me ulje të lehta të temperaturave maksimale dhe shkarkime rrufesh. Parashihen reshje  të intensitetit të ndryshueshëm.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve në vijim do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s, njofton IHMK.

Gjatë vikendit parashihet mot kryesisht me diell dhe stabil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat