“Me Biçikleta n’Pranverë” zhvillohet në Podujevë

Kosova

“Me Biçikleta n’Pranverë” zhvillohet në Podujevë

Më: 28 maj 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Aktiviteti tradicional "Me Biçikleta n`Pranverë", u zhvillua sot në Komunën e Podujevës, ku nisja u bë nga sheshi "Ali Ajeti", e shtegu ishte i gjatë rreth 10 km.

Sipas njoftimit të komunës, ngasësit e biçikletave përshkuan fshatrat Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë dhe kthimi përsëri në sheshin "Ali Ajeti".

“Në këtë aktivitet mori pjesë drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe zyrtarë të tjerë komunal. Aktiviteti "Me biçikleta n'Pranverë" është aktivitet jo-garues dhe ka për qëllim promovimin e përdorimit më të shpeshtë të biçikletave në lëvizjen e përditshme tonën.

Ky aktiviteti u organizua në bashkëpunim mes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe LLapi Cycling Group, e ku për sigurinë e ngasësve u përkujdes edhe Stacioni Policor në Podujevë dhe një ekip i shërbimit emergjent të QKMF-së në Podujevë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat