​Mbi 20 milionë euro investime nga bizneset i ofrohen Komunës së Obiliqit

Kosova

​Mbi 20 milionë euro investime nga bizneset i ofrohen Komunës së Obiliqit

Më: 30 maj 2023 Në ora: 16:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, ka njoftuar kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, se 5 biznese anëtare kanë shprehur nevojën për zgjerim të hapësirave ekzistuese të punës, pasi që ato aktuale janë të pamjaftueshme, prandaj të njëjtat po kërkojën hapësira të reja për investime.

Tutje, Krasniqi në emër të bizneseve anëtare kërkoi nga kryetari Gashi informata se cilat janë mundësitë që Komuna e Obiliqit ofron për investitorët, sepse vetëm tani vlera e investimit potencial nga këto biznese është mbi 20 milionë euro.

Në komunikatën e DhTIK thuhet se përfaqësuesit e bizneseve të pranishme prezantuan planet konkrete të investimeve.

Sipas njoftimit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, falënderoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe bizneset anëtare për interesin e shprehur për investim në Obiliq dhe shtoi që Zona Industriale në Llazarevë që ka 23 parcela, tanimë është pothuajse plotësisht i dhënë në shfrytëzim.

“Një mundësi tjetër për bizneset sipas Gashit është hapësira e re prej 11 hektarë, të cilën Komuna e Obiliqit planifikon ta përdorë si Zonë Industriale për bizneset, mirëpo çdo gjë është në pritje, deri në momentin që të finalizohen procedurat në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, theksoi kryetari Gashi.

Në fund të takimit, kryetari dhe Komuna e Obiliqit mbetën të shqyrtojnë se çfarë mund të ofrojnë për bizneset e interesuara për investim.

Dhoma e Tregisë dhe Industrisë Kosovë në këtë takim u përfaqësua nga: Skënder Krasniqi Kryetar i DHTIK, Zana Beqiri Drejtore e DHTIK, Mirjeta Shala Udhëheqëse e Ekipit dhe bizneset anëtare: Ramiz Gashi nga “Relux” SH.P.K., Arben Bytyçi nga “Titan Beton” L.L.C., Ekrem Qereti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë.

Ndërsa, nga ana e komunës përvec kryetarit, Gashi, të pranishëm ishin edhe Arben Berisha drejtor për Planifikim Urban, Kadastër dhe Pronë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat