11 Vjet burgim për të akuzuarin në vrasjen e rëndë në Lipjan

Kosova

11 Vjet burgim për të akuzuarin në vrasjen e rëndë në Lipjan

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Besnik Bedrolli, duke e dënuar me dënim unik prej 11 vjet burgim.
Ai u dënua  me akuzën se në shkurt të vitit 2015, në restorantin “Agoni” në fshatin Banullë të Lipjanit, ka privuar nga jeta tani të ndjerin U.D. Kurse, të akuzuarin Bajram Bedrolli, gjykata e liroi nga akuza.

Aktgjykimin ndaj dy të akuzuarve u shpall të enjten, nga kryetari i trupit gjykues Ngadhnjim Arrni, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Besnik Bedrolli shpallet fajtor dhe nga provat e administruara në këtë shqyrtim gjyqësor dhe vërejtjet në dy vendimet paraprake të Gjykatës së Apelit, ka nxjerrë përfundimin se për veprën penale nga dispozitivi 1, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 10 vitesh. Kurse, për veprën penale nga dispozitivi 2 të armëmbajtjes pa leje, dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 4 muaj./GE

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat