Domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum

Kosova

Domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum

Më: 8 qershor 2023 Në ora: 17:23
Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar sot rezultatet e mostrave të domateve me origjinë nga Shqipëria, për të cilat dyshohej se kanë sasi të larta të hormoneve.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka bërë të ditur për teve1.info se domatet nga Shqipëria rezultojnë brenda parametrave të lejuar për konsum. Siç tha ai, testimi është bërë në Bullgari.

“Të gjitha mostrat kanë rezultuar brenda limiteve sipas rregullores se BE-së Nr.369/2005 r . D.m.th prezenca e kontaminuesve kimik është brenda normave ose limiteve të cilat janë të lejuara për konsum dhe nuk paraqesin rrezik. Mostrat janë testuar në të gjitha llojet e pesticideve. Përveç kontrollit të rregullt zyrtar bazuar në plan me bazë rrisku, pas publikimit të informatave për dyshime të mbetjeve të pesticideve në domate. AUV përveç mostrave të testuar në Laboratorët vendore, kemi dërguar mostra edhe jashtë vendit për testime me metoda konfirmative. Të cilat heqin dyshimet për prezencë të pesticideve mbi normat e lejuara. Për këto dyshime asnjëherë nuk ka pasur komunikime zyrtare nga mekanizmi i BE-së RASFF”, ka deklaruar ai.

Thaçi theksoi se kanë bashkëpunim të ngushtë me Autoritetin Shqiptar të Ushqimit, dhe kontrollet e rregullta do të vazhdojnë.

“Ne kohë reale shkëmbejmë informata për të gjitha produktet ushqimore qe tregtohen mes dy vendeve. Konsumatorët duhet të ndihen të sigurt për produktet qe kontrollohen nga AUV. Gjithmonë ndërmarrim të gjitha veprimet për të hequr secilin dyshim qe paraqitet”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat